Rënia e nivelit të energjisë ose përqendrimi pas një vakti është një fenomen normal dhe mund ta rregulloni duke kufizuar marrjen e disa ushqimeve
Ka shumë faktorë që mund të shkaktojnë lodhje – numri i pamjaftueshëm i orëve apo gjumi i çrregullt, stresi, hormonet, por edhe ushqimi.
Hulumtimi i publikuar në revistën Nutrients konfirmoi se mishi i përpunuar është një nga fajtorët kryesorë për ndjenjën e lodhjes pas ngrënies së ushqimit.
Në hulumtim kanë marrë pjesë 20 të rinj dhe është ekzaminuar mikrobioma në zorrët e tyre për të përcaktuar se sa ndikon në nivelin e energjisë, lodhjes dhe shëndetit mendor.
Studiuesit arritën në përfundimin se mishi i përpunuar është i vetmi ushqim që lidhet me ndryshimet në nivelet e energjisë, domethënë se rezulton me lodhje mendore më të dobët ose më të fortë.
Edhe pse nuk është zbuluar një lidhje e qartë midis këtij ushqimi dhe nivelit të lodhjes, marrja e kufizuar e produkteve të mishit është sigurisht një vendim pozitiv për shëndetin.
Konsumimi ditor i sasive të mëdha të mishit të përpunuar mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe potencialisht të shkurtojë jetën.
Si të parandaloni ndjenjën e lodhjes pas një vakti?
▪ Hani pak dhe shpesh, dhe zgjidhni alternativa të shëndetshme si frutat apo arrat.
▪ Siguroni orë të mjaftueshme gjumë gjatë natës.
▪ Bëni një shëtitje dhe thithni pak diell nëse është e mundur. /KP