Agjencia hapësinore amerikane NASA ka përzgjedhur kompaninë Lockheed Martin për zhvillimin e një rakete të vogël, me aftësi për të marrë nga sipërfaqja e Marsit mostra dhe materiale tjera.
Ky vendim i NASA-s paraqet një hap të madh drejt rrugëtimit – përkatësisht marrjes së mostrave të Marsit duke i sjell në Tokë, me qëllim që shkencëtarët të mund t’i studiojnë në detaje, transmeton Telegrafi.
E nëse rezulton e suksesshme, raketa e Lockhedd Martin do të jetë e para që do të lansohet nga një planet tjetër. Fjala është për raketën që do të zhvillohet me emrin Mars Ascent Vehicle apo shkurtimisht MAV, dhe do të jetë pjesë e rëndësishme të planeve të NASA në marrjen e mostrave nga Marsi për t’i sjellë në Tokë.
Vitin e kaluar NASA arriti me sukses ta zbret sondën Perseverance në Mars, me qëllimin që të mbledh mostra dhe të hulumtojë gjurmë të mundshme për të zhvilluar një jetë normale njerëzimi.
E Perseverance tashmë ka mbledhur disa mostrat dhe do t’i lë në sipërfaqen e Marsit me qëllim që t’i merr ato më vonë. Dhjetëra hulumtues ëndërrojnë për mostrat e Marsit, me qëllim që të mësojnë më shumë për sipërfaqen e saj, e një prej pyetjeve është nëse ndonjëherë në Planetin e Kuq ka pasur jetë.
NASA tani ka nënshkruar marrëveshje me Lockheed Martin që kap vlerën e 194 milionë dollarë, e bazohet në një periudhë 6-vjeçare. Projekti do të duhej të fillonte më së voni më 25 shkurt, e kompania e lartcekur do të duhej të kryente disa teste me qëllim që të arrijnë në fazën finale. /Telegrafi/