Në Komunën e Pejës sonte janë regjistruar edhe 10 raste të reja me coronavirus.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës, Petrit Loci ka thënë për RTV Dukagjinin se nga këto rezultate edhe dy mjekë dalin të infektuar me COVID-19.
“Njëri është nga mjekësia familjare dhe një tjetër nga Spitali Regjional në Pejë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Loci thotë se numri i të shëruarve në këtë valë të dytë është ende i pakët ndërsa të tjerët mbesin raste aktive.
“Jemi në pritje të ritestimeve në ditët që vijnë”.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Pejës thotë se pjesa dërmuese janë në gjendje të mirë derisa ka edhe prej tyre që janë të shtrirë në Klinikën Infektive e disa të tjerë në Spitalin Regjional./Telegrafi/