Site icon Telegrafi

Locatelli thyen rekordin 55-vjeçar të Milanit

Manuel Locatelli me golin e tij të bukur ndaj Juventusit i dha fitoren Milanit në derbin e javës së nëntë në Serie A.

Me këtë rast 18-vjeçari u bë lojtari më i ri në histori të klubit nga Milano që i shënon gol Juventusit.

Lexo po ashtu Flet heroi i Milanit, intervista e tij pas ndeshjes është po aq e bukur sa goli

Locatelli theu rekordin 55-vjeçar i cili deri më tani është mbajtur nga Gianni Rivera me golin ndaj Juves në vitin 1961.

Rivera luajti mbi 650 ndeshje për Milanit dhe shënoi 164 gola, por Locatelli ka të gjitha karakteristika që të kalojë edhe në këtë aspekt të famshmin Rivera. /Telegrafi/

Exit mobile version