Telegrafi

Locatelli lavdëron Allegrin, por shpreson të ribashkohet me De Zerbin një ditë

 

Në pjesën e dytë të intervistës së tij me mediumin italian “La Stampa”, mesfushori i Juventusit, Manuel Locatelli tha se Massimiliano Allegri dhe Roberto De Zerbi janë ‘të ndryshëm, por unik’ dhe pranoi se shpreson të ribashkohet me trajnerin e Brighton një ditë.

Locatelli foli për La Stampa në prag të ‘Derby della Mole’ të së shtunës kundër Torinos. Italiani iu bashkua Juventusit nga Sassuolo në vitin 2021 dhe kishte punuar me De Zerbi në stadiumin “Mapei” për tre vjet.

25-vjeçari është pyetur për dallimet mes De Zerbit dhe Allegrit, trajnerit të tij aktual në Juventus.

“Ata janë të ndryshëm, por unik. Ndihem i afërt me De Zerbin sepse ai më ndryshoi jetën. Unë isha një fëmijë që kishte nevojë për një përvojë të tillë në Sassuolo. Të marr disa shuplaka për t’u bashkuar sërish me një ekip të madh.

De Zerbi kishte lavdëruar Locatellin në intervistën e tij të fundit me “La Gazzetta dello Sport” në gusht duke thënë se mesfushori i Juventusit është një nga dy lojtarët që do ta merrte kudo.

Locatelli këmbënguli se ai dëshiron të mbetet në Juventus, por refuzoi të përjashtonte një ribashkim me ish-trajnerin e tij një ditë.

“Ne flasim shpesh, por unë dua të qëndroj këtu për një kohë të gjatë dhe Roberto e di këtë. Ne do të takohemi përsëri në të ardhmen. Të dy shpresojmë kështu”, ka thënë Locatelli.

Locatelli bëri debutimin e tij për ekipin e parë të Milanit në 2016, por u transferua në Sassuolo pas dy vitesh me kuqezinjtë. Largimi nga Rossonerët ishte një tronditje për një lojtar të ri në moshë si Locatelli i cili më pas ka mësuar nga gabimet e tij.

“Unë u ktheva në Milanello për herë të parë muajin e kaluar me ekipin kombëtar,” u shpreh mesfushori italian.

“Ishte aq e dhimbshme që nuk isha kthyer më herët, por tani jam më i qetë. Gjithmonë fajësoja të tjerët dhe gjeja justifikime, por më pas hapa sytë”, përfundoi ai./Telegrafi/