Rap-artisti i njohur shqiptar, Lluni, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“In My Zone” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale me një klip veror.
Teksti është shkruar nga vet artisti me producim nga Erno.
Miksimi dhe masterizimi i këtij projekti u bë nga Pressplay.
Për videon ndërkohë u kujdes produksioni ‘Vital Mindz Production’.
Ai vjen me një interpretim të veçantë, siç edhe tashmë shquhet për tekstet e këngët.
Lluni pëlqehet mjaft shumë për stilin e tij muzikor dhe numëron fansa gjithandej trojeve shqiptare. /Telegrafi/