Ashtu siç e kishte paralajmëruar prej disa ditësh, Lluni mbrëmë (e diel) ka publikuar projektin e ri muzikor.
“Dopsir” mban titullin kënga e re e tij, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Anëtari i “P.I.N.T” vjen me një paraqitje atraktive, derisa edhe klipi i kësaj kënge është mjaft i veçantë.
Tekstin e ka shkruar vet reperi, kurse producimin e ka bërë K-Master – i cili tashmë njihet si producent i labelit të lartpërmendur.
Për ‘beat-in’ e këtij projekti u përkujdes Erno, ndërkohë që videoja i është besuar Dren Shalës.
Këngën e plotë mund ta gjeni tanimë në platformën YouTube dhe me t’u lansuar reagimet e fansave të tij ishin mjaft pozitive.
Lluni shquhet si një nga reperët më të pëlqyer në tregun muzikor, i cili deri më tani ka sjell një sërë projektesh të suksesshme. /Telegrafi/