Telegrafi

Lluni publikon këngën e re “Tik tik tik”

Lluni ka publikuar këngën e re të titulluar “Tik tik tik”.

Reperi i njohur i labelit “PINT” solli këngën e re, të cilën e ka shoqëruar me një videoklip mjaft interesant.

Tekstin e ka shkruar vet reperi në bashkëpunim me Leart Zymerin, teksa për ‘beatin’, miksimin dhe masterizimin është kujdesur Pressplay.

Lluni në klipin e re “Tik tik tik” (Foto: YouTube)

I gjithë projekt është prodhim i labelit PINT dhe për videon këtë herë është përkujdesur Fitim Krasniqi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lluni

Kënga tanimë gjendet në kanalin zyrtar të grupit, e cila pritet të ketë suksesin e merituar edhe nga publiku.

Lluni, emri i vërtetë i të cilit është Laert Zymeri, ka bërë debutimin e tij të parë muzikor në vitin 2017-të, ndërsa u mirëprit për bashkëpunimin që solli me Lyrical Son “JBMTQR”. /Telegrafi/