Reperi i njohur, Lluni është ndër artistët më të pëlqyer të estradës shqiptare dhe numëron disa projekte të suksesshme.
Përveç një karrierës dhe angazhimeve muzikore, reperi i labelit “PINT” jetë private ka preferuar ta mbaj larg syrit të publikut.
Megjithatë së fundmi ai ka vendosur që të zbuloj më shumë për fansat, duke prezantuar kështu partneren e tij.
Këtë reperi e bëri përmes një postim në InstaStory, duke konfirmuar lidhjen e tij të dashurisë.
Sipër postimi ai ka etiketuar partneren, e cila quhet Venera Ahmeti, ndërkohë të njëjtin postim e ka shpërndarë edhe ajo duke e quajtur reperin “burri”.
Vajza që ia ka rrëmbyer zemrën, Llunit emri i vërtetë I të cilit është Leart Zymeri duket simpatike ndërsa shihet duke shijuar një darkë romantike me reperin.
Ndryshe, kujtojmë që projekti I fundit i Lluni mban titullin “Narcos Albania” dhe erdhi në bashkëpunim me reperin tjetër, Ledri Vula. /Telegrafi/