Site icon Telegrafi

Lluni i ftuari i radhës në “Barber Shok” me Fis Junikun

Tashmë emisioni “Barber Shok” me producent dhe moderator Fis Junikun ka nisur me sezonin e katërt të shtunën e kaluar (15 tetor).

Pas Semit nga P.I.N.T dhe Capital T, në episodin e radhës do të jetë një tjetër emër i zhanrit hip-hop.

Autori i shumë këngëve të pëlqyera, njëherësh pjesë e P.I.N.T, do të flasë përballë moderatorit për jetën dhe karrierën e tij.

Programi, që sjell përplot argëtim e gjëra interesante, transmetohet nga ora 22:00 në RTV Dukagjini.

Më poshtë sjellim promon e të shtunës së ardhshme për t’ua dhënë shikuesve një vështrim të shkurtër nga ajo që pritet të shohin:

Exit mobile version