Telegrafi

Lluni dhe Ledri publikojnë duetin “Narcos Albania”

(Foto: Screenshot/YouTube/lluni96)

Lluni dhe Ledri Vula i kanë bashkuar forcat për realizimin e këngës së titulluar “Narcos Albania”.

Projekti është prodhimi i PINT dhe ka ardhur i kompletuar edhe nga ana vizuale.

Erno është kujdesur për ‘beat-in’ dhe instrumentalin, derisa miksimin dhe masterizimin e ka barë J Classic.

Dy reperët e kanë shkruar tekstin e këngës Narcos Albania” që pritet të pëlqehet nga fansat e tyre.

Videoja muzikore është xhiruar nën regji të Visar Demakut. /Telegrafi/