Telegrafi

Lluni, Blleki, Semiautomvtic, Kreshnique, NS vijnë me ‘Freestyle për Cifërr’

Lyrical Son dhe Mc Kresha (Foto: Instagram/tavnikcity)

Ata edhe njëherë e kanë dëshmuar se janë një nga grupet më të suksesshme shqiptare.

Yjet e hip – hopit, anëtarët e labelit “PINT” së fundmi kanë sjell një video, të cilën e kanë titulluar ‘freestyle për Cifër”.

Pjesë e këtij ‘freestyle’ janë Lluni, Blleki, MC Kresha e disa të tjerë, video e të cilëve tashmë është publikuar në YouTube.

Kujtojmë që gjatë këtij viti “PINT” lansuan albumin e tyre më të ri, “United State of Albania”.

Ky album përmban shumë bashkëpunime dhe këngë, tema të ndryshme, ritme tradicionale të hip hopit dhe ato më të reja të kohës.

Theksojmë se albumi u mirëprit nga fansat e tyre dhe theu rekord shitjesh në javën e parë të publikimit. /Telegrafi/