Site icon Telegrafi

Llullaku shënon përsëri në Rumani, tani udhëheq listën e realizatorëve (Video)

Mesfushori nga Kosova, Azdren Llullaku, nuk ka të ndaluar.

Futbollisti nga Istogu sapo ka shënuar golin e radhës në kampionatin rumun në fanellën e Gaz Metanit.

Llullaku e ka shënuar golin e parë në ndeshje ndaj CRF Cluj takim që u mbyll (1:1).

Ai luajti 90-minuta. Llullaku në këtë edicion ka realizuar tetë gola.

27-vjeçari ka thënë ditë më parë se po pret thirrje nga Kombëtarja e Shqipërisë dhe se Kosova ende nuk e ka kontaktuar.

Exit mobile version