Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Azdren Llullaku po vazhdimin shkëlqimin dhe golat në kampionatin rumun me skuadrën e tij Astra Giurgiu.
Astra Giurgiu ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në udhëtimin e tyre te skuadra e Universitatea Craiova.
Njëri nga më meritorët në këtë fitoreve të mysafirëve ishte sulmuesi shqiptar, Azdren Llullaku, i cili shënoi gol.
Sulmuesi shqiptar arriti të tund rrjetën për golin e barazimit të rezultatit në 2-2, pastaj festoi golin me simbolin e shqiponjës.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=13&v=Do0dof8kaO0
Llullaku shënoi një gol të bukur brenda zonës pas asistimit të Claudiu Belu-Iordache.
Me këtë fitore arriti të forcojë pozitën e katërt në tabelë, ndërsa Universitatea humbi kontaktet me kreun pas mbylljes së sezonit të rregullt.
Ky ishte goli i gjashtë i Llullakut deri më tani këtë sezon në kampionatin rumun, ndërsa ka dhuruar edhe pesë asistime.
Me këto paraqitje, sulmuesi synon rikthimin në Kombëtaren e Shqipërisë për ndeshjet miqësore të këtij muaji. /Telegrafi/