Telegrafi

Llullaku prezantohet te Astana (Video)

Vjen edhe prezantimi i Azdren Llullakut si futbollist i FC Astanas.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka disa javë që ka mbyllur gjithçka, por vetëm tani është bërë prezantimi zyrtar nga klubi kampionat i Kazakistanit.

Me një video të shkurtër në Youtube, Astana ka prezantuar sulmuesin dhe ka lajmëruar se nesër do të postojë një video të gjatë, me intervistë të blerjes së rëndësishme të janarit.

Llullaku shkëlqeu me Gaz Metani në pjesën e parë të sezonit, duke shënuar pa fund, por ishte në 6 muajt e fundit të kontratës dhe kishte një pagë shumë të ulët te klubi rumun.

Ofertat në javët e fundit të vitit të shkuar ishin të shumta, por Llullaku pranoi atë të Astanas, shumë serioze ekonomikisht.