Site icon Telegrafi

Llullaku: Ndaj Italisë do luajmë me mendimin se kemi nevojë për pikë

Azdren Llullaku është një nga futbollistët e grumbulluar nga trajneri Gianni De Biasi, për ndeshjen e 24 marsit, ndaj Italisë në Palermo.

Llullaku, i cili  që prej janarit luan për Astanën në Kazakistan, para dy ditësh shënoi golin e parë për ekipin e ri.

Sulmuesi ka qenë ndër të parët që ka mbërritur në grumbullim dhe është shprehur i gatshëm për të përballuar 90-minutëshin ndaj Italisë.

“Na pret një ndeshje shumë e vështirë, por mendoj se jemi të gatshëm dhe të motivuar. Kemi nevojë për pikë dhe do të ikim në Itali me këtë mendim në kokë. Edhe në mbrojtje të luaj, nuk ka problem. Shpresoj vetëm që të luaj”, ka thënë Llullaku për TopChannel.

Exit mobile version