Site icon Telegrafi

Llullaku e nis me supergol te skuadra e re (Video)

Azdren Llullaku ka shënuar golin e parë me skuadrën e Astanës.

Kombëtarja e Shqipërisë ka një arsye më shumë për buzëqeshja para takimit të fund marsit ndaj Italisë në Palermo, pasi sulmuesit e skuadrës janë në formë.

Pas golave në fundjavë nga Armando Sadiku, Sokol Cikalleshi dhe Rey Manay, golin e ka gjetur edhe Llullaku, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Llullaku ia merr fanellën me numër 10 serbit te Astana

Llullaku shënoi një gol të bukur në fitoren 3-1 të skuadrës së tij, Astana, në përballjen e kampionatit të Kazakistanit ndaj FK Akzhayik.

Ky gol i sulmuesit të kombëtares u shënua në minutën e 13 të ndeshjes dhe ishte i pari i Llullakut me Astanën, pas transferimit të tij nga rumunët e Gaz Metanit. /Telegrafi/

Exit mobile version