Mesfushori sulmues i Kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku, ka shënuar përsëri gol në kampionatin rumun.
Lojtari me prejardhje nga Istogu shënoi në minutën e 31-të nga pika e bardhë për t’ia dhuruar epërsinë skuadrës së tij ndaj Dinamo Bukureshtit.
Llullaku shënoi edhe në minutën e 90-të sërish nga penalltia.
Skuadra e tij fitoi 4-0m, ndërsa Llukaku me dy golat e sotme kalon në kuotën e 16-të golave në kampionat.
Me formën e tij ai ka fituar edhe ftesë nga De Biasi. /Telegrafi/