Aktori i njohur për rolin e ‘Llukmanit’ në serialin “O Sa Mirë”, Ernest Zymberi, ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, pjesë e të cilës është edhe miku i tij ‘Qabi’ (që portretizohet nga aktori Ridvan Murati).
Në imazhin e postuar, ‘Llukmani’ shfaqet duke ia shkurtuar flokët mikut të tij.
Fotografia duket të jetë pjesë e xhirimeve të ndonjë episodi të ri të hit serialit komik që padyshim se fansat mezi presin ta shohin.
“O Sa Mirë” me secilin episod të ri po sjell situata mjaft të pëlqyeshme nga publiku që i pret me kërshëri episodet e reja.
Më poshtë mund ta rishikoni episodin e 109-të të kësaj komedie televizive që është shikuar afro gjysmë milioni herë vetëm dy ditë nga publikimi në kanalin zyrtar në YouTube. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=U2NsykZaf0Q