Sulmuesi i Evertonit, Romelu Lukaku, ka thënë se ai ka mundur të jetë në një skuadër tjetër në Ligën Premier.
23-vjeçari ka qenë i lidhur me një kalim te Manchester United dhe ish-klubi i tij Chelsea.
Ai e ka zbuluar një detaj në ditët e fundit të afatit kalimtar dhe sipas tij ai klub që ka dashur ta blejë atë, ka qenë i etur.
“Unë nuk jam duke gënjyer. Ishte një klub në Angli që ishin të vendosur të nënshkruanin me mua”.
“Por stafi i ri i Evertonit më bëri ta kuptojë se ata nuk donin që unë të largohem. Çfarë mund të bëja unë?”, ka thënë Lukaku për Sport/Voetbalmagazine. /Telegrafi/