Site icon Telegrafi

Llorente kërkon të largohet nga Reali

(Foto: Getty Images)

Marcos Llorente dëshiron të largohet nga Real Madridi gjatë verës që vjen, pasi është lodhur nga mungesa e vazhdueshme e minutazhit të lojës.

Sipas AS, ai nuk dëshiron që të kalojë edhe një tjetër sezon në rezervat e Los Blancos, duke qenë se ka luajtur vetëm 942 minuta prej se është kthyer nga Alavesi në verën e kaluar.

(Foto: Getty Images)

Mesfushori dëshiron t’i shqyrtojë ofertat që do t’i bëhen, ndërsa Real Sociedadi dhe Eintracht Frankfurti janë klubet më të interesuara për shërbimet e tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Marcos Llorente

Ekziston mundësia e shkëmbimit të tij me mbrojtësin e djathtë të Sociedadit, Alvaro Odriozola, apo Los Blancos do të bashkëpunojnë me Frankfurtin, klub me të cilin Reali ka raporte të mira.

Malaga është një tjetër klub që interesohet për shërbimet e Llorentes, edhe pse rënia e tyre nga liga do të thoshte përjashtim nga gara për shërbimet e 23-vjeçarit.

(Foto: Getty Images)

Mesfushori është pjesë e Realit që nga fëmijëria. Ai iu bashkua klubit madrilen në vitin 2008, si 13 vjeçar.

Për më shumë, Llorente është stërnip i ikonës së Mbretërve, Francisco Gento. Në sezonin 2016/2017 ka luajtur si huazim te Alavesi. /Telegrafi/

Exit mobile version