Sulmuesi i Swanseas Cityt, Fernando Llorente, ka folur pas fitores ndaj Liverpoolit, duke thënë se nuk mendon largimin nga skuadra e Paul Clement.
Spanjolli i cili shënoi dy gola ndaj Reds u shpreh i lumtur me paraqitjen individuale dhe ekipore dhe shpreson që të vazhdojnë kështu.
“Jam i lumtur këtu dhe dua të vazhdoj të shënoj gola për Swansean. Dy golat ndaj Liverpoolit janë të rëndësishëm për mua, kam shënuar ndaj një nga klubet më të mira në Ligën Premier”.
“Shkojnë për tifozët të cilët kanë vuajtur shumë në këtë sezon. Dua t’i falënderoj të gjithë për përkrahjen në momentet e vështira. Jam i bindur se do vazhdojmë fitojmë ndeshjet edhe në të ardhmen”, ka thënë Llorente. /Telegrafi/