Site icon Telegrafi

Llogaria përmbyllëse e Buxhetit për vitin 2015 para deputetëve të Maqedonisë

Deputetët në seancën e sotme të 108-të të Kuvendit do të debatojnë për Propozim-llogarinë mbyllëse të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2015, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas Minoskit, politikat fiskale të parapara për vitin 2015 janë realizuar. Eksporti shënon rritje në krahasim me importin, ndërsa shkalla e papunësisë është zvogëluar në nivelin më të ulët deri më tani nga 24.6 përqind, tregojnë të dhënat në llogarinë përmbyllëse të Buxhetit për vitin 2015.

Para deputetëve janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për prodhimtari organike bujqësore, Raporti vjetor për revizionet e realizuara dhe për punën e Entit shtetëror për revizion për vitin 2015, si dhe disa ligje nga sfera e arsimit.

Exit mobile version