Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga sot ka takuar Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, ku u konstatua se integrimet evropiane janë vendimtare për perspektivën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj dhe kanë rëndësi gjeostrategjike për stabilitetin e rajonit dhe Evropës, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
“Integrimet evropiane janë vendimtare për perspektivën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj dhe kanë rëndësi gjeostrategjike për stabilitetin e rajonit dhe Evropës.
Mendimi i përbashkët është se integrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE do të thotë prosperitet për qytetarët e vendit, me ndikim në prosperitetin afatgjatë të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Mbështetje e fuqishme e SHBA-së për përparimin e vendit tonë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e MD-së.
Është vlerësuar, shtojnë nga atje, se çdo rezultat tjetër nga mundësisë për të vazhduar rrugën evropiane nuk është me interes shtetëror dhe strategjik. Prandaj, është konstatim i përbashkët që vendimi i ardhshëm në Kuvend të jetë në të mirën e vendit, në drejtim të integrimit, jo të izolimit./Telegrafi/