Site icon Telegrafi

Lloga: OBRM-PDUKM të marrë pjesë në grupin e punës për ligjin e Prokurorisë Publike

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga i ka dorëzuar një kërkesë me shkrim kryetarit të OBRM-PDUKM-së që të marrë pjesë në grupin e punës për Ligjin e Prokurorisë Publike dhe të udhëheq punën e grupit punues të ngarkuar për hartimin e ndryshimeve dhe plotësimeve në ligjin për prokurorinë publike, bile duke propozuar kryetarin e grupit punues

“Ministria e Drejtësisë me qëllim të sigurimit të gjithëpërfshirjes në procedurën e hartimit të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, i cili rezultoi nga takimi koordinues i mbajtur në Ministrinë e Drejtësisë më 15.11.2023, në të cilin ishin hapur dhe diskutuar disa aspekte, të cilat janë të rregulluara me Ligjin për Prokurorinë Publike, për të cilat nga përfaqësuesit e prokurorive publike u theksua se ka nevojë për përmirësimin e tyre përmes miratimit të zgjidhjeve ligjore, më 17.11.2023, korrespondencë me shkrim i është dorëzuar kryetarit të partisë politike OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski dhe koordinatorit të partisë politike OBRM-PDUKM, Nikolla Micevski.

Duke ndjekur praktikën e deritanishme të sigurimit të përfshirjes së partisë politike OBRM-PDUKM, në të gjitha procedurat për miratimin e ligjeve që janë në juridiksionin e Ministrisë së Drejtësisë, gjithashtu duke paraqitur me shkresë versionet e punës të ligjeve që janë në proces përgatitjeje, informoi për rezultatet e takimit të mbajtur, duke pasur parasysh se koordinatori i partisë politike OBRM-PDUKM nuk mori pjesë në takim përkundër ftesës.

Po ashtu, me letrën e dorëzuar partisë politike OBRM-PDUKM i është dhënë mundësia që të japë kontributin e vet duke udhëhequr punën e grupit punues të ngarkuar për hartimin e ndryshimeve dhe plotësimeve në ligjin për prokurorinë publike duke propozuar kryetarin e grupit punues”, thuhet në njoftimin e MD-së.

Pavarësisht, thonë nga MD, se ende nuk është dorëzuar një përgjigje me shkrim në Ministrinë e Drejtësisë, vërejtje ose sugjerime për versionet e punës të ligjeve nën juridiksionin e Ministrisë së Drejtësisë, të cilat janë dorëzuar dhe pranuar nga partia politike OBRM-PDUKM më 12.07.2023, shprehim besimin se ftesa e dërguar do të pranohet prej tyre dhe në këtë drejtim do të bëhet propozim për kryetar të grupit të punës që do të formohet në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë./Telegrafi/

Exit mobile version