Site icon Telegrafi

Lloga: Nuk e kuptoj nervozizmin e Gjykatës Kushtetuese

Pas reagimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese ndaj pretendimeve të Ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, ky i fundit vjen me kundër-reagim.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se Lloga shprehet i habitur nga nervozizmi dhe fjalori i përdorur në reagimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ministri Lloga nuk e kupton dot nervozizmin dhe fjalorin e përdorur në reagimin e Gjykatës së respektuar Kushtetuese.

“Në pyetjen e gazetarit, ai u përgjigj se DULA ka kërkuar mendim edhe nga Gjykata Kushtetuese,edhe nga institucionet tjera, si dhe nga ekspertët. Siç i është përcjellë ministrit, komunikimi me Gjykatën Kushtetuese është kryer në mënyrë joformale (për faktin se deri dje akti i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte publikuar në Gazetën Zyrtare) dhe pikërisht për këtë është mirë që Gjykata Kushtetuese të mos nxitojë me kualifikime, por të pyesë kolegët.

Nga ana tjetër, për të respektuar ligjin dhe Kushtetutën, drejtori i UVMK-së ka kërkuar mendim me shkrim nga Ministria e Drejtësisë dhe Sekretariati për Legjislacion”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Exit mobile version