Site icon Telegrafi

Lloga në BeH: Anëtarësimi në BE është e vetmja rrugë për përparim dhe të ardhmen e të dy vendeve

Ministri i Drejtësisë, Krenar Loga, ka zhvilluar një takim me homologun e tij, ministrin e Drejtësisë së Bosnjë e Hercegovinës, Davor Bunoza, me të cilin ka diskutuar për sfidat e përbashkëta në fushën e drejtësisë dhe të ardhmen evropiane të dy vendeve tona.

Në takim u bisedua për reformat në drejtësi, sundimin e ligjit, rritjen e transparencës dhe rikthimin e besimit në gjyqësor, dhe u konstatua se të dyja vendet po përballen me probleme të ngjashme.

Vëmendje e veçantë iu kushtua digjitalizimit të gjyqësorit.

“Ministri Bunoza na informoi për sistemin CMS, me të cilin gjykatat punojnë me shumë sukses. Kjo dëshmon se digjitalizimi i gjyqësorit është më i zhvilluar në to sesa në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Dy ministrat u pajtuan se e vetmja rrugë për përparim dhe arritjen e synimeve për të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve të tij është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Exit mobile version