Site icon Telegrafi

Lloga: Miratohet ligji për amnisti për shkelësit e protokolleve të COVID-19

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga njofton se pas një procedure të shkurtuar, Kuvendi miratoi Ligjin për Amnisti për shkelësit e protokolleve të Covid.

“Kuvendi me 76 vota “pro” dhe 1 kundër miratoi Ligjin për Amnisti pas procedurë të shkurtuar. Ministria e Drejtësisë ka marrë pjesë në përgatitjen e ligjit dhe është propozuar në Kuvend nga një grup deputetësh.

Mijëra shkelës të masave Covid, të cilët nuk kanë paguar dënim dhe kanë përfunduar ose janë në prag të burgut do të amnistohen. Burgu do të zëvendësohet me një dënim me kusht”, njofton Lloga.

Lloga shton se amnistia nuk do të zbatohet për personat juridikë, restorantet dhe kafenetë./Telegrafi/

Exit mobile version