Telegrafi

Lloga: Mbështetje për aktivitetin e sotshëm në Kuvendin e RMV-së në përvjetorin e Srebrenicës

Ish ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka reaguar ndaj polemikave rreth simbolikës fetare në hapësirat publike dhe institucionet shtetërore.

Lexo po ashtu OBRM-PDUKM dhe LSDM i reagojnë Gashit: Kuvendi nuk është vend i ceremonive fetare

“Polemikat rreth simbolikës fetare në hapësirat publike dhe institucionet shtetërore janë një temë e ndjeshme dhe e rëndësishme. Kur shteti ndërmerr hapa për të integruar simbole fetare të një komuniteti specifik, mund të krijohen tensione dhe ndjenja të pabarazisë ndërmjet komuniteteve të ndryshme.

Mirëpo, deri më tani bashkqytetarët tonë maqedonas dhe orthodoks nuk lanë asnjë objekt të “Skopje 2014” pa buste të shenjtorëve fetarë, bile edhe nëpër objekte qeveritare, ura e kryqëzime. Emëruan Aeroportin e Ohrit me emër fetar, dhe atë në “Sveti Apostol Pavle II”. Në çdo gurthemel nga një prift e tash ankohen pse është bërë një lutje myslimane në Kuvend. Ose shtet për të gjithë ose për asnjë.

Mbështetje për aktivitetin e sotshëm në Kuvendin e RMV-së në përvjetorin e Srebrenicës”, ka shkruar Lloga në rrjetin social Facebook.