Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga deklaron se në burgjet e Maqedonisë së Veriut po qëndrojnë njerëz të pafajshëm.
“Kam bindjen se burgje qëndrojnë njerëz të pafajshëm, por këtë duhet ta dëshmojmë në procese adekuate”, tha Lloga në emisionin “Click Plus”.
Lloga këtë e tha për rastet e montuara, përfshirë edhe rastin “Alfa”.
Lloga theksoi se do të kërkohet vlerësim nga një komision i BE-së.
“Ne do të kërkojmë vlerësimin e komisionit nga BE që ta dëshmojmë këtë. Janë më shumë se dy raste dhe për këtë tashmë ka komunikime zyrtare”, tha Lloga.