Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka reaguar ndaj deklaratës të së “Majtës” në lidhje me refuzimin e Ligjit për evidencë amë, nga ku thonë se ky ligj nuk ka hyrë fare në procedurë të kushtetutshmërisë për shkak se Gjykata Kushtetuese nuk ka pasur votat e nevojshme.
“I nderuar profesor Apasiev, mësoji fëmijët e sektorit juridik në partinë “E Majta” të shkruajnë të vërtetën dhe me objektivitet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Iniciativa e “Levicës” për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për evidencën amë, nuk ka hyrë fare në procedurë pasi që nuk i ka pasur votat e nevojshme në seancë publike të Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim, të cilin e miratoi dje Gjykata Kushtetuese, i referohet pjesës formale, për respektimin e afatit kushtetues për publikim në Gazetën Zyrtare, e jo për pjesën materiale (përmbajtjen).
Zoti Apasiev, Ju si politikan, mund t’i lejoni vetes të manipuloni me reagimet populiste në opinion, por si profesor i drejtësisë, është e papranueshme të thoni të pavërteta”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Së pari, shtojnë nga atje, ky vendim nuk është sjellë me iniciativën tuaj për të vlerësuar afatin ligjor, dhe së dyti, certifikatat dygjuhëshe nuk janë anuluar, ato janë të vlefshme dhe kanë qenë në përdorim edhe në kohën e “Titos Tuaj”.
Më 5 korrik 2023, Gjykata Kushtetuese me iniciativën e saj ka iniciuar procedurë për Udhëzimin e kontestuar për shkak të dyshimit se me miratimin e tij nga Ministria e Drejtësisë është shkelur neni 52 paragrafi 2 i Kushtetutës, gjegjësisht nuk është respektuar afati i publikimit të Udhëzuesit në Gazetën Zyrtare./Telegrafi/