Matt Paul e ka filmuar në Havai, zbrazjen e llavës nga vullkani Kilauea që rrjedh në Oqeanin Paqësor.
Rrjedha e llavës, që ka filluar në fund të vitit të kaluar, është ndalur për vetëm disa orë më katër shkurt, për të vazhduar sërish me rrëmbimin e njëjtë, transmeton Telegrafi.
E tëra ka ndodhur kur një pjesë e deltës është shembur, prej nga ka filluar të del materia e nxehtë.
Në internet janë hedhur shumë video, që e tregojnë këtë fenomen të rrjedhës nga pjesa anësore, që zakonisht bëhet nga krateri teposhtë.
Mirëpo, në këtë rast kemi një pamje të mahnitshme, pasi artisti nga Shtetet e Bashkuara e ka xhiruar gjatë natës.
Në filmimin e postuar më poshtë, shihet llava që shoqërohet me tym, si dhe katër turistë të guximshëm që i qëndrojnë shumë pranë. /Telegrafi/