Dardan Jashari dhe Florim Bërbatovci i kanë vazhduar kontratat me Llapin edhe për një vit.
Të dy lojtarët sezonin e shkuar ishin ndër më të mirët ku Llapi zuri vendin e tretë dhe ishte finalist i Kupës së Kosovës.
“Bërbatovci sezonin që lamë pas ishte golashënuesi më i mirë i Llapit, ndërsa Jashari shtylla e mbrojtjes”.
“Me Bërbatovcin në sulmin tonë rruga e golit do jetë më e lehtë ndërsa me Jasharin mbrojtja edhe më e fortë”, thuhet në njoftimin e Llapit.
Llapi ka bërë edhe disa përforcime në këtë afat kalimtar. /Telegrafi/