Site icon Telegrafi

Llapi triumfon ndaj Gjilanit

Llapi ka arritur të fitojë në shtëpi ndaj Gjilanit me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Ekipi i trajnerit Tahir Batatina ka arritur të marr edhe fitoren e dytë me radhë dhe ta mbyll fazën e dytë me fitore ndaj Gjilanit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me rast nga të dyja skuadrat, por me vendasit më të mirë, duke shënuar edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm dy minutave dhe ishte Arbnor Ramadani, i cili shënoi nga pika e bardhë për 1-0, ndërsa Ersil Ymeri (38’) me kokë shënoi për 2-0.

Llapi ishte afër edhe të golit të tretë, por goditja e Mërgim Pefqelit (45+) u ndal nga shtylla, ndërsa nga topi i kthyer Jasmin Raboshta goditi jashtë portës.

Në pjesën e dytë, mysafirët nga Gjilani ishin më të mirë, duke krijuar më shumë raste dhe duke shënuar edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 70-të dhe ishte Darko Nikac, i cili shënoi nga afërsia për 2-1 dhe ky doli të jetë rezultati përfundimtar.

Me këtë fitore, Llapi e sheh veten në pozitën e pestë me 34 pikë, ndërsa Gjilani i treti me 41 pikë.

Më këtë ndeshje skuadrat përfunduan fazën e dytë të rregullt të Superligës, ndërsa me përfundimin e ndeshjeve të nesërme, do të hidhet shorti për fazën e tretë me sistemin e Bergerit. /Telegrafi/

Exit mobile version