Dy futbollistët nga Liberia që erdhën me bujë te Llapi, nuk do të jenë pjesë e klubit të Supligës.
Kjo pasi, Dempster Siafa Kamara dhe Aidoo Joseph, nuk kanë arritur të bindin drejtuesit e klubit llapjan.
Drejtori ekzekutiv i Llapit, Tahir Batatina ka njoftuar se futbollistët nuk i kanë plotësuar kriteret e nevojshme për të qenë pjesë e klubit.
“Lojtarët e huaj që kanë ardhur nuk do të jenë pjesë e Llapit sepse nuk janë në nivelin që duhet të jetë një futbollist i Llapit”.
“Ata do të kthehen dhe Llapi do të vazhdojë të sjellë cilës e jo shumicë”, ka thënë Batatina.
E pikërisht drejtori ekzekutiv ka paralajmëruar që trajnerit Bekim Shotani, mund të mos i vazhdohet kontrata.
“Shotani ka pasur kontratë deri në fund të këtij stinori. Kontrata e tij mund të mos vazhdohet”.
“Nuk e përjashtoj mundësinë që të kthehet se trajner”, ka thënë Batatina. /Telegrafi/