Llapi brenda një dite ka zyrtarizuar dy përforcime, pasi i fundit është mesfushori sulmues Liridon Balaj.
Ky i fundit ka ardhur nga Besa dhe tashmë ka nënshkruar kontratë një vjeç e gjysmë me Llapin.
“Liridon Balaj, 19 vjeç, i gjatë 1,71 m dhe i lindur më 15.08.1999 në Zvicër është mesfushor i krahut të djathtë dhe nga sot është pjesë e Llapit”.
“Balaj ka qenë pjesë e Kosovës U19 dhe tashmë i Kosovës U21”.
“Drejtori ekzekutiv-sportiv, Tahir Batatina është qe 1 vit në bisedime për ta sjellur këtë talent tek Llapi dhe këmbëngulësia e tij arriti që Liridoni sot të jetë pjesë e Llapit duke falënderuar edhe familjen e tij për besimin që patën në drejtorin Batatina”, thuhet në njoftimin e klubit.
Llapi të martën e ka prezantuar edhe Remzifaik Selmani që vjen si huazim nga Shkëndija e Tetovës. /Telegrafi/