Llapi është kthyer në stërvitje, duke u bërë si klubi i parë që kthehet në aktivitet pas shfaqjes së pandemisë coronavirus.
Superliga e Kosovës në fillim të muajit mars e ka ndërpretë aktivitetin dhe që atëherë klubet kanë qenë në pushim.
Edhe pse IKSHP më bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë nuk i ka lejuar sportet të rikthehen në aktivitet, klubi i Llapit e ka bërë një gjë të tillë.
Lajmin e ka kumtuar vetë trajneri Tahir Batatina për Gazetës Sheshi, ku ka thënë se janë marrë gjitha masat.
“Po kemi filluar sot stërvitjet pas një kohe të gjatë. Jemi duke stërvitur në grupe dhe hapësira të caktuara duke ruajtur distancën e konsiderueshme. Është pak e vështirë të realizosh një seancë të zakonshme stërvitore sepse edhe vetë lojtarët po e kanë të vështirë, por po mundohemi të bëjmë maksimumin për të krijuar hapësirat dhe masat e nevojshme për t’u stërvitur”, deklaroi fillimisht Batatina.
Sipas tij klubi ka krijuar hapësira te nevojshme për distancë, ndërsa ka qarë hallin e disa lojtarëve që i ka ende jashtë vendit. /Telegrafi/