Gjilani dhe Llapi janë ndarë në barazim 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26 të Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra e Tahir Batatinës ka vazhduar serinë e mirë të rezultateve, ku pas tri fitoreve ka marr një barazim të rëndësishëm në Gjilan.
Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit që shënuan pas një goditje të saktë të Zgjim Mustafës, i cili shënoi për 1-0.
Megjithatë, mysafirët nga Podujeva u rikthyen në lojë dhe shënuan në minutën e fundit të pjesës së parë për 1-1 me anë të Florim Berbatovcin, i cili shënoi nga pika e bardhë.
Në pjesën e dytë të dy skuadrat patën rastet e veta, por pa arritur të gjejnë rrugën e golit dhe ndeshja përfundoi me barazimin 1-1.
Pas këtij barazimi, Llapi vazhdon në vendin e katërt me 50 pikë, ndërsa Gjilani renditet i gjashti me 38 pikë. /Telegrafi/