Sot gjatë ditës do të zhvillohen katër ndeshje të Superligës së Kosovës në futboll, ku disa gjëra mund të kristalizohen sa i përket renditjes tabelore.
Ndeshja kryesore do të zhvillohet në stadiumin padujevas të Zahir Pajazitit, ku do të takohet lideri i kampionatit dhe ekipi në pozitën e tretë.
Llapi do të jetë nikoqir i skuadrës së Feronikelit, e cila ka dy pikë më tepër se skuadra e vendit të dytë, Prishtina.
Kjo e fundit para shikuesve të vetë në stadiumin Fadil Vokrri do të pres mitrovicasit e Trepça ’89.
Edhe në stadiumin Bajram Aliu do të zhvillohet një takim mjaft interesant, ku do të përballen dy skuadrat që po mundohen t’i shmangen barazhit – Drenica dhe Ballkani.
E fundit për ditën e sotme, jo për ka rëndësia, Drita e cila nuk ka kurrfarë presioni të rezultatit, do të jetë nikoqire e Flamurtarit.
Ndryshe, dy takimet tjera do të zhvillohen gjatë ditës së nesërme, ku ballafaqohen Gjlani-Liria si dhe KEK-u-Ferizaj. /Telegrafi/