Gentrit Begollit është futbollisti më i ri i skuadrës nga Superliga e Kosovës, Llapit nga Podujeva.
Begolli u largua para disa ditëve nga klubi i Prishtinës, klub me të cilin luajti mbi 10 vjet dhe kaloi gjithë moshat e akademisë.
Largimi i tij bërë bujë, por anësori prishtinas vendosi shpejt të gjej skuadër dhe ajo është Llapi, ekip i cili e ka zyrtarizuar në faqen zyrtare të klubit në Facebook.
Ish-lojtari i Prishtinës ka nënshkruar kontratë të vlefshme për një vit me llapjanët, teksa është zyrtarizimi i dytë brenda ditës së sotme pas Leart Eminit.
Komunikata e Llapit:
“Mirësevjen Gentrit Begolli në vendlindjen e paraardhësve tuaj!
Edhe zyrtarisht Gentrit Begolli është pjesë e Llapit. Sulmuesi i krahut ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me klubin tonë dhe do mbroj ngjyrat bardhekaltër në sezonin e ri.
Begolli sezonin që lamë pas ishte pjesë e FC Prishtinës, ndërsa i bashkohet Llapit për të dhënë kontributin e tij drejt arritjes së objektivave të klubit së bashku me futbollistët tjerë”. /Telegrafi/