Llapi ka marrë fitoren e parë në edicionin pranveror.
Skuadra bardhekaltër ka triumfuar me rezultat 3-1 ndaj Gjilanit në sfidën e zhvilluar në stadiumin Zahir Pajaziti.
Djelmoshat e Tahir Batatinës kanë qenë më të mirë në fushë që nga fillimi i ndeshjes deri në fund të saj.
Elvis Prenci shënoi golin e parë në ndeshje vetëm pas tre minutave lojë.
Me epërsinë prej 1-0 të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj ndeshje.
Llapi e nisi mirë edhe pjesën e dytë, ku realizuan në minutën e 47-të me Mentor Zhdrellën për 2-0.
Gjilani u rikthye në lojë pasi Gerhard Progni shënoi për ta ngushtuar epërsinë 2-1.
Krejt në fund të ndeshjes, vendasit realizuan për rezultatin përfundimtar 3-1 me Kushtrim Shabanin.
Me këtë fitore Llapi ngritët në pozitën e shtatë me 23 pikë. /Telegrafi/