Llapi ka fituar në ‘Rexhep Rexhepi’ ndaj Feronikelit me rezultat 2-1.
Ndeshja ishte interesante dhe me raste nga të dyja anët.
Për ta parë golin e parë u desh të pritej minuta e 40-të , kur Mentor Zhdella shënoi një gol shumë të bukur. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Ferinikeli bëri disa ndryshime në pjesën e dytë për ta kërkuar barazimin.
Por golin e barazimit e gjetën vetën në minutën e 81-të kur Mevlan Zeka shënoi për 1-1 me një goditje me kokë.
Kur pritej që ndeshja të mbyllej baras në skenë doli njeriu i minutave të fundit Mërgim Pefqeli që shënoi me kokë për 2-1.
Llapi me këtë fitore kalon në pozitën e parë me 17 pikë, aq sa ka edhe Ballkani.
Feronikeli mbetet i treti me 15 pikë. /Telegrafi/