Llapi ka marrë tri pikë të rëndësishme në garën për mbijetesë duke regjistruar fitore ndaj Besës (1-0).
Skuadra nga Podujeva u mjaftua me një gol në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” për të arkëtuar pikë të plota.
Në fund të pjesës së parë, vendasit kanë mundur të kalojnë në epërsi, mirëpo portieri Visar Haxhijaj priti goditjen e Arbnor Ramadanit nga penalltia.
Në gjysmën e dytë, i asistuar nga Edon Sadriu, Elvis Prençi arriti ta dërgojë topin në rrjetë (57’).
Me këtë fitore, Llapi numëron 42 pikë, katër më shumë se Feronikeli që ndodhet në zonën e barazhit për rënie nga liga.
Besa ka kohë që është përshëndetur nga elita dhe në edicionin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Parë. /Telegrafi/