Llapi e ka shënuar fitoren e radhës, ku para tifozëve të vet ka mposhtur Dukagjinin me rezultat 2-1.
Dukagjini e nisi më mirë takimin ku rrezikoi dy herë.
Mark Milicaj fillimisht gjuajti nga distanca, por që goditja e tij u prit nga portieri Afrim Ademi.
Në minutën e 27-të, Altin Lloga i mysafirëve pati një rast të mirë shënimi, por përsëri mysafirët nuk ia dolën përballë portierit Ademi.
Pesë minuta para fundit të ndeshjes, Armin Mjukic i vendasve shënoi gol për epërsinë e Llapit 1-0.
Me epërsinë minimale të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Në pjesën e dytë llapjanët mbetën me një futbollist më pak, kur Kastriot Selmani u përjashtua nga loja në minutën e 65-të.
Dy minuta më vonë mysafirët barazuan rezultatin kur shënoi Husein Demiri pas një harkimi të bukur të Elezajt.
Ky ishte goli i parë i shënuar për Dukagjinin këtë edicion në Ipko Superligë.
Pas barazimit të rezultatit, Llapi u hodh në sulm, ku fillimisht Sebino Plaku goditi shtyllën.
Në minutën e 80-të, vendasit gjetën golin e epërsisë me anë të Mërgim Pefqelit që realizoi pas një gjuajtje të fortë.
Mysafirët tentuan të barazonin rezultatin deri në fund, por një gjëje të tillë nuk ia arritën dhe pikët e plota mbetën në Podujevë.
Pas kësaj fitore, Llapi e sheh vetën në pozitën e dytë në tabelë me 14 pikë, një më pak se lideri Feronikeli.
Në anën tjetër Dukagjini mbetët e fundit në tabelë me vetëm një pikë pas shtatë ndeshjeve. /Telegrafi/