Llapi dhe Gjilani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen derbi të javës të vlefshme për javën e 16-të në BKT Superligën e Kosovës.
“Legjendat” janë nikoqir të “Skifterave” në ndeshjen derbi që pritet të zhvillohet në stadiumin e Merdarës me fillim nga ora 13:30.
Ekipi i Tahir Batatinës vjen nga një seri superiore me katër fitore radhazi dhe synon të pestën për t’u ngjitur edhe më shumë në tabelë.
Në anën tjetër, edhe ekipi i Ismet Munishit është në formë të lartë me tri fitore dhe dy barazime në ndeshjet e fundit dhe synon rezultat pozitiv për të mbetur lider i kampionatit.
Sikurse Batatina, ashtu edhe Munishi kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, pa ndonjë befasi të theksuar.
Llapi: Coric; Idrizi, Krasniqi, Prençi, Emini; Ramadani, Shabani, Rivera; Selmani, Firmino, Veliu;
Gjilani: Koliçi; Hajdari, Useini, Halili, Hoxha; Musolli, Dabiqaj, Keita Aziz; Progni, Krasniqi, Keita Razak;
/Telegrafi/