Llapi është rikthyer te fitoret pas katër ndeshjeve në Albi Mall Superligë, pasi ka mposhtur Feronikelin ’74 me rezultat minimal 1-0.
Llapi e nisi më mirë duelin duke krijuar disa raste të mira shënimi.
Megjithatë për të parë golin e parë në ndeshje u desh të pritej minuta e 29-të e ndeshjes kur realizoi Hamdi Namani për 1-0.
Përkundër rasteve të shumta nga të dyja skuadrat, goli i Namanit doli të jetë vendimtar në këtë takim dhe Llapi ndali tre pikët në shtëpi.
Me këto tre pikë Llapi vazhdon të mbetet në pozitën e tretë me 25 pikë.
Ndeshjen e ardhshme Llapi e zhvillon në udhëtim te Gjilani, derisa Feronikeli ’74 para tifozëve të vet përballet me Lirinë. /Telegrafi/