Telegrafi

Llapi fiton në Drenas, Feronikeli bie zyrtarisht nga BKT Superliga

Llapi ka marrë një tjetër fitore në BKT Superligë, ku në kuadër të xhiros së 30-të ka mposhtur Feronikelin me rezultat 0-2.

Mysafirët kaluan në epërsi vetëm pas pesë minutave lojë, kur Edon Sadriu realizoi pas asistimit nga Alban Shillova.

Sulmuesi Festim Alidema u përkujdes për ta ngritur epërsinë në 0-2, kur në minutën e 18-të realizoi gol e për asistimin u përkujdes Valmir Veliu.

Me epërsinë komode të Llapit prej 0-2 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Në pjesën e dytë skuadra e Tahir Batatinës menaxhoi mirë ndeshjen dhe arriti të largohet me tri pikë nga Drenasi.

Vlen të theksohet se Valmir Veliu pati rastin më të mirë për gol, por që dështoi të shënoj nga penalltia.

Me këtë fitore Llapi mbetet në vendin e katërt në tabelë, derisa Feronikeli largohet zyrtarisht nga BKT Superliga gjashtë xhiro para përfudimit.

Ndeshjen e radhës Llapi e zhvillon përsëri në udhëtim, ku përballet me Malishevën, derisa Feronikeli luan me Dukagjinin. /Telegrafi/