Llapi ka fituar 2-1 ndaj Gjilanit në kuadër të javës së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ndeshje më mirë e nisën vendasit, që arritën të rrezikonin me anë të Jasharit, por që shtylla shpëtoi mysafirët në minutën e dhjetë.
Kur kaluan 18 minuta lojë, skuadra nga Podujeva ia doli të shënonte golin e epërsisë me anë të Muhamet Hysenit.
Llapjanët vazhduan me paraqitje të mirë, duke synuar edhe golin e dytë të cilin e arritën në minutën e 34-të kur Trimor Selimi asistoi te Granit Jashari që shënoi me kokë.
Pjesa e dytë ishte më e qetë për nga golat, duke u shënuar vetëm një.
Gjilani ia doli të godiste shtyllën e Llapit me anë të Gashit në minutën e 54-të, që ishte rasti i tyre më serioz.
Mysafirtë nuk u dorëzuan dhe ia dolën të ngushtonin epërsinë e nikoqirit me anë të Qëndrim Ismailit që shënoi në minutën e 90+3-të, por që pikët e plota në fund i mori Llapi.
Pas javës së gjashtë, Llapi është lider në ligë me 13 pikë, ndërsa Gjilani në të tetin me katër sosh. /Telegrafi/