Dy ekipet nga Kosova, Llapi dhe Gjilani do të nisin sot (e enjte) aventurën e tyre në Ligën e Konferencës, pasi do të luajnë ndeshjet e tyre në kuadër të raundit të parë kualifikues.
Dita e sotme është ditë feste për dy nga ekipet e Superligës së Kosovës, pasi do zhvillojnë ndeshjet e tyre në Ligën e Konferencës.
Bëhet fjalët për fituesin e Kupës së Kosovës, Llapin dhe ekipin e Gjilanit, i cili e mbylli sezonin në pozitën e tretë në kampionat.
Llapi do të luajë ndeshjen e tyre ndaj Buducnostit të Malit të Zi, takim që pritet të zhvillohet në “Gradski Stadion Podgorica” me fillim nga ora 20:30.
Në anën tjetër, Gjilani është nikoqir i ekipit nga Letonia, Liepaja, me takimin që pritet të nis nga ora 20:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Të dy ekipet nga Kosova kanë bërë të gjitha përgatitjet e mundshme, janë të kompletuara dhe janë gati për rezultate pozitive nga ndeshjet e para të kësaj faze.
Dy ekipet tjera, Ballkani luajti baras 1-1 si vendas ndaj Zalgirisit në kuadër të fazës kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ndërsa Drita u mposht 1-0 në udhëtim te Inter Turku në kuadër të Ligës së Konferencës. /Telegrafi/