Llapi është nikoqir i Feronikelit ’74 në kuadër të xhiros së 14-të në Albi Mall Superligë.
Është një duel i skuadrave që nuk po kalojnë formë të mirë në ndeshjet e fundit dhe kërkojnë këndelljen.
Llapi në katër ndeshjet e fundit ka marrë vetëm tre pikë, ku nuk din për fitore pasi ka një humbje e tre barazime.
Ndërkohë Feronikeli ’74 ka pësuar dy disfata e dy barazime në katër sfidat e fundit.
Dy skuadrat kërkojnë vetëm fitoren pasi në këtë mënyrë do t’i japin fund formës së tmerrshme.
Formacionet zyrtare:
Llapi: Avdyli, Emini, Jashari, Bekteshi, Blakcori, Namani, Ahmeti, Musolli, Veliu, Gashijan, Januzi.
Feronikeli ’74: Meira, Musa, Lladrovca, Bruqi, Halili, Avdyli, Rrahmani, Berisha, Shabani, Shillova, Bachare. /Telegrafi/